Qendërsulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka realizuar gol ndaj gjigantit turk, Galatasaray.
Por goli i Manajt nuk i mjaftoi Sivassporit që të shtunën mbrëma u mposht thellë nga Galata me rezultatin 4:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 34-t të elitës së futbollit turk.
Të katër golat, Galata i realizoi në pjesën e parë.
Lucas Torreira realizoi për 1:0 në minutën e nëntë. Gjashtë minuta më pas, Victor Osimhen, e realizoi golin e dytë. Baris Alper Yilmaz ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 21-të. Osimhen e realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Galatën në minutën e 31-të.
Dy minuta më pas, Manaj, e realizoi golin e vetëm të Sivassporit.
Për 28-vjeçarin Manaj ky ishte goli i 12-të këtë edicion. Krahas 12 golave ka kontribuar edhe me pesë asistime. Ai luajti deri në minutën e 84-t dhe ishte më i miri te skuadra e tij.
Galata vazhdon të jetë lider me 83 pikë. Fenerbahçe ka 75 pikë një pozitë më poshtë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Sivasspori e zë vendin e 16-të me 34 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.