Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manaj tregon objektivin e Dritës

Arb Manaj

Kualifikimi në fazën grupore të Ligës së Konferencës do të jetë objektivi i Dritës në skenën ndërkombëtare, ka thënë të dielën Arb Manaj, sulmuesi i “bardhekaltërve”.

Sulmuesi shtatlartë u shpreh i lumtur me titullin e fituar me Dritën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drita të dielën e ngriti lartë trofeun e titullit për herën e katërt në histori.

“Jam shumë i lumtur sepse e arritëm objektivin. Ka qenë mënyra më e mirë për ta mbyllur kampionatin. Normalisht, objektivi është arritja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Do të mundohemi të arrijmë aty. Shpresoj të kontribuoj me sa më shumë gola e asistime. Titulli i dedikohet babait e nënës time, si dhe ‘Intelektualëve’ që janë kthyer”, ka deklaruar Manaj.

Drita të dielën fitoi 4:1 ndaj Feronikelit 74.