Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani regjistron barazimin e dytë rresht

Ballkani

Foto: Arkiv

Përditësim, 18:35 - Ballkani e ka regjistruar edhe barazimin e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. 
Pasi mori një pikë në ndeshjen e parë në udhëtim te Gjilani, Ballkani barazoi në shtëpi edhe me Malishevën, 1:1. 

Për Malishevën në minutën e 11-të realizoi sulmuesi Altin Aliu. 
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi mesfushori Giovanni, në minutën e 62-të. 
Ballkani në dy ndeshje ka dy pikë, ndërsa për Malishevën ishte pika e parë e edicionit. 
Malisheva u mposht thellë 4:0 në ndeshjen e parë nga Prishtina e Re.


Ballkani barazon shifrat ndaj Malishevës

Përditësim, 17:52 - Ballkani i ka barazuar shifrat ndaj Malishevës. Për 1:1 shënoi Giovanni në minutën e 62-të. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.


Malisheva në epërsi pas pjesës së parë

Përditësim, 17:23 - Malisheva e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej një goli ndaj Ballkanit. 
Altin Aliu realizoi për 1:0 në të mirë të Malishevës në minutën e 11-të. 
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.


Malisheva në epërsi ndaj Ballkanit

Edhe Malisheva fiton ndaj Ballkanit me përmbysje të rezultatit Futboll Malisheva fiton ndaj Ballkanit me përmbysje të rezultatit

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit. 

Për 1:0 realizoi Altin Aliu në minutën e 11-të. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.