Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi mposhtet në “Bernabeu”, pozita e Alonsos në rrezik

Real Madrid - Manchester City

Real Madridi ka humbur në shtëpi në ndeshjen kryesore të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi pësoi 2:1 nga Manchester City.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë.

Rodrygo kaloi në epërsi madrilenët në minutën e 28-të.

Për 1:1 shënoi Nico O’Reilly në minutën e 35-të. Erling Haaland e shënoi golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 43-të. Penalltia u tha pas ndërhyrjes së VAR-it, pikërisht për faul në norvegjezin Haaland.

Edhe Vini Jr i pandalshëm, Real Madridi në çerekfinale Futboll Vini Jr i pandalshëm, Real Madridi në çerekfinale

Në pjesën e dytë Madridi rriti presionin, por pa thyer Manchester Cityn. Ndërkohë lojtarët e ekipit anglez kishin disa raste të mira për shënim. Por shifrat e pjesës së parë nuk ndryshuan.

Humbja nga City mund të shënojë fundin e epokës së Xabi Alonsos te Real Madridi. Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën e të martën se Alonso mund të shkarkohet në rast të humbjes nga Manchester City.

Javët e fundit ishin shumë të vështira për Real Madridin. Dhe ndryshimi mund të kërkohet me largimin e Alonsos.

Real Madridi është i shtati me 12 pikë. City doli në vendin e katërt me 13 pikë.

Ndeshjet dramatike në “Bernabeu”, City në epërsi

Real Madridi e Manchester City po luajnë top-ndeshje në “Santiago Bernabeu”.

Pas 45 minutave lojë skuadra angleze udhëheq 2:1.

Rodrygo kaloi në epërsi 1:0 madrilenët në minutën e 28-të.

Për 1:1 në minutën e 35-të realizoi mbrojtësi i ri, Nico O’Reilly. Kurse golin e epërsisë 2:1 e realizoi norvegjezi Erling Haaland në minutën e 43-të.

Fare në fund Thibaut Courtois bëri dy pritje vendimtare duke i pamundësua Cityt golin e tretë.

Edhe Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt Futboll Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt

“Përmbysje” në Madrid, City në epërsi

Manchester City tani po udhëheq 2:1 ndaj Real Madridit.

Golin e epërsisë e shënoi Erling Haaland në minutën e 43-të. 

Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it, pikërisht për pengim të Haalandit në zonë.


Barazon Manchester City

Manchester City e ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Në minutën e 35-të shënoi 20-vjeçari Nico O’Reilly. 

Ai luan mbrojtës i krahut të majtë.


Madridi në epërsi

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Champions.

Edhe Reali në epërsi, City mbetet me një lojtar më pak Futboll Reali në epërsi, City mbetet me një lojtar më pak

Për 1:0 realizoi Rodrygo në minutën e 28-të. 

Braziliani ka shënuar gol pas një kohe të gjatë.