Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, nuk do të jetë në dispozicion të Milanit në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori 40-vjeçar pësoi frakturë të dyfishtë të mollëzës, në barazimin pa gola kundër Juventusit të dielën mbrëma, shkruan “Sportske Novosti”.
Por paraqitja e Modriqit në Kupën e Botës nuk pritet të jetë në rrezik. Modriq mund të paraqitet me një maskë mbrojtëse dhe ta ndihmojë Kroacinë si kapiten në fushë.
Ai mund ta arrijë shifrën e 200 ndeshjeve gjatë Botërorit që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mesfushori ikonik aktualisht ka 196 ndeshje për Kroacinë.