Lugano e Zvicrës e ka eliminuar Partizanin e Beogradit dhe ka avancuar në plejofin e Ligës së Evropës ku do të ballafaqohet me Beshiktashin e Milot Rashicës dhe Ernest Muçit.
Lugano të enjten mbrëma barazoi 2:2 pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll 2:1 në të mirë të mysafirëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUran Bislimi asistoi në golin e parë të vendësve për 1:1, në minutën e 48-të.
Bislimi luajti deri në minutën e 88-të. Qendërmbrojtësi Albian Hajdari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dy minuta para fundit dhe u përjashtua nga loja.
Amir Shaipi e kompletoi ndeshjen te Lugano, kurse Shkëlqim Vladi u inkuadrua në minutën e 54-t.