Futboll

Lojtari i Serbisë thotë se atmosfera e zjarrtë në Tiranë do t’i motivojë

Serbia

Sulmuesi i krahut, Aleksandar Katai, është kthyer në përfaqësuesen e Serbisë pas një kohe të gjatë. 34-vjeçari luan për Cërvena Zvezdën e Beogradit, ndërsa për Serbinë i ka dhjetë ndeshje.

Serbia po përgatitet për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë, që zhvillohet në Arenën Kombëtare në Tiranë.

Ndonëse FSHF-ja ende nuk i ka ndarë të gjitha biletat, atmosfera shpresohet të jetë e zjarrtë në stadium.

“Na pret atmosferë e nxehtë, por përmes shumë dueleve në klub, në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, thjeshtë jemi përshtatur me këtë dhe në këtë drejtim nuk mund të ndikojë asgjë. Përkundrazi, secili lojtar i përshtatet një ambient i tillë. Më mirë se të luhet pa tifozë. Duel i mirë për t’u dëshmuar”, ka thënë Katai për sajtin zyrtar të federatës serbe.

Ai ka thënë se Shqipëria ka kualitet, por njëjtë edhe Serbia.

“Na pret ndeshje e vështirë, por shpresoj se do të dalim si fitues”, ka thënë Katai.