Futboll

Liverpooli merr tri pikët në “San Siro”

liverpool

Liverpooli pranoi gol që në minutën e tretë, por megjithatë u largua si fitues nga stadiumi “San Siro”.

Të martën mbrëma skuadra e madhe angleze fitoi 3:1 ndaj Milanit, në xhiron e parë të fazës së ligës në Champions.

Ndeshja Milan – Liverpool është vlerësuar kryesorja e ditës së parë të ndeshjeve të xhiros së parë.

Christian Pulisic kaloi në epërsi 1:0 Milanin me të nisur ndeshja.

Por Liverpooli u përgjigj që në pjesën e parë. Mbrojtësi i qendrës, Ibrahima Konate barazoi në 1:1 në minutën e 23-të.

Një tjetër ndërprerje solli goditjen e radhës për ekipin italian. Mbrojtësi tjetër i qendrës së Liverpoolit, Virgil van Dijk shënoi për 2:1 në minutën e 41-të.

Goditjen përfundimtare Milanit ia dha Dominik Szoboszlai me golin e minutën e 67-të. Më i bukur se goli i Szoboszlait ishte asistimi i Cody Gakpos.

Liverpooli që në ndeshjen e parë ka dëshmuar se ka synime të mëdha në këtë edicion të Championsit.


Liverpooli shënon golin e tretë

Liverpooli e ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Milanit.

Dominik Szoboszlai shënoi për 3:1 në minutën e 67-të. Ai realizoi me asistim të Cody Gakpos.

VIDEO


Liverpooli në epërsi pas pjesës së parë

Liverpooli po udhëheq 2:1 ndaj Milanit pas pjesës së parë të ndeshjes në “San Siro”.

Ndeshja i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Milani kaloi në epërsi që në minutën e tretë kur realizoi Christian Pulicis.

Por Liverpooli u përgjigj me dy gola. Shifrat në 1:1 i barazoi Ibrahima Konate në minutën e 23-të. Mbrojtësi tjetër i qendrës, Virgil van Dijk shënoi për 2:1 në të mirë të Liverpoolit në minutën e 41-të.