Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit ndaj Bournemouthit në ndeshjen emocionuese

liv erpoool

Edicioni i ri i Premier Leagues nis sonte nga ora 21:00. 

Liverpooli mbrojtjen e titullit e nis me duelin që luhet në “Anfield” ndaj Bournemouthit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do të ketë emocione të mëdha, për shkak se në “Anfieldin” ikonik luhet ndeshja e parë zyrtare pas vdekjes së Diogo Jotas. Jota luajti për Liverpoolin në pesë edicionet e fundit. Ai dhe vëllai, Andre Silva, vdiqën në aksident në Spanjë, në muajin e kaluar. 

“E luajmë ndeshjen e parë të këtij sezoni, dhe për herë të parë në minutën e 20-të do të këndohet kënga e tij. Të gjitha këto janë të vështira”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Arne Slot. 

Një minutë heshtje do të ketë në të gjitha ndeshjet e Premier Leagues në xhiron e parë në kujtim të Jotas dhe vëllait të tij. Ndërkohë, lojtarët e të gjitha klubeve do të mbajnë në duar shirita të zinj. 

Manchester City, të shtunën luan në udhëtim te Wolverhamptoni, kurse vëmendja do të jetë te derbi mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit të dielën. Chelsea në shtëpi përballet me Crystal Palacen, po të dielën në “Stamford Bridge”.