Interi fiton pa telashe në Belgjikë

1 o. më parë / 21 tet 2025 23:01
Inter

Dy gola në fund të pjesës së parë kanë hapur rrugën për fitoren 4:0 të Interit në Belgjikë ndaj skuadrës Union Saint-Gilloise.

Denzel Dumfries shënoi në minutën e 41-të, ndërsa Lautaro Martinez në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë shënuan edhe Hakan Çalhanoglu në minutën e 53-të nga penalltia dhe Francesco Pio Esposito në minutën e 76-të.

Interi e shënoi fitoren e tretë rresht. Është i dyti në tabelë.

Unioni i ka tri pikë.

Dortmundi nuk gabon

1 o. më parë / 21 tet 2025 23:00
Borussia Doortmund

Borussia Doortmund ka shënuar fitore bindëse në udhëtim kundër Copenhagenit në Danimarkë. Dortmundi mposhti 4:2 klubin danez, në ndeshjen e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Felix Nmecha shënoi dy gola, kurse me nga një gol kontribuuan edhe Ramy Bensebaini e Fabio Silva.

Copenhageni shënoi dy gola. Fillimisht autogol shënoi Waldemar Anton, kurse në minutën e 91-të shënoi gol Viktor Dadason.

Kampioni i Italisë turpërohet në Holandë

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:57
PSV

Kampioni i Italisë, Napoli, është turpëruar në Holandë të mërkurën mbrëma. Napoli pësoi 6:2 nga PSV-ja në xhiron e tretë të Championsit. Alessandro Buongiorn shënoi autogol në minutën e 35-të për rezultatin 1:1. Ismael Saibari në minutën e 38-të, Dennis Man në minutën e 54-t dhe të 80-të, Ricardo Pepi në minutën e 87-të dhe Couhaib Driouech në minutën e 89-të shënuan golat tjerë për PSV-në.

Scott McTominay shënoi dy golat për Napolin, në minutën e 31-të dhe 86-të.

Për PSV-në është fitorja e parë këtë edicion. I ka katër pikë.

Napoli mbetet me tri pikë.

PSG-ja “shkatërron” Bayerin në Leverkusen

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:55
PSG

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë të martën mbrëma në Leverkusen. Në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions, PSG-ja fitoi 7:2 ndaj nënkampionit gjerman, Bayer Leverkusenit.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe me plot gola.

Willian Pacho shënoi për 1:0 në të mirë të PSG-së në minutën e shtatë. Aleix Garcia barazoi në 1:1 nga pika e bardhë në minutën e 38-të. Por fundi i pjesës së parë ishte fatal për skuadrën gjermane.

Desire Doue në minutën e 41-të dhe minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, si dhe Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 44-t, shënuan për 4:1. Për 5:1 shënoi Nuno Mendes në minutën e 50-të.

Garcia e ngushtoi rezultatin në 5:2 në minutën e 54-t, por fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele shënoi golin e gjashtë për parisienët në minutën e 66-të. Dembele u kthye nga një lëndim që e mbajti jashtë fushës nga fillimi i shtatorit.

Në minutën e 90-të për 7:2 realizoi Vitinha.

Robert Andrich i Leverkusenit u ndëshkua me të kuq në minutën e 33-të, ndërsa fushën po për ndëshkim me të kuq, në minutën e 37-të e la Illia Zabarnyi i Parisit.

Parisi e shënoi fitoren e tretë dhe goli në vendin e parë.

Leverkuseni mbetet me dy pikë.

City fiton, Haaland barazon një rekord të Ronaldos

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:55
Manchester City

Manchester City ka shënuar fitore 2:0 në udhëtim ndaj Villarrealit të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. City fitoi me golat e Erling Haalandit dhe Bernardo Silvas.

Haaland me golin e shënuar në minutën e 17-të barazoi një rekord të Cristiano Ronaldos. Shënoi gol në ndeshjen e 12-të rresht.

Sulmuesi norvegjez ka 24 gola dhe tre asistime në 14 ndeshje këtë edicion.

Për Cityn ishte fitorja e dytë, kurse ekipi spanjoll mbetet me një pikë.

Newcastle shënon fitoren e dytë rresht në Champions

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:54
Newcastle

Newcastle e ka shënuar fitoren e dytë rresht në fazën e ligës në Champions. Të martën mbrëma, Newcastle në shtëpi mposhti Benfican me rezultat 3:0.

Harvey Barnes në minutën e 70-të dhe 83-të shënoi dy gola, kurse një tjetër e realizoi Anthony Gordon në minutën e 32-të.

Arsenali shpërthen në pjesën e dytë për fitore bindëse

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:52
Arsenal

Lojtarët e Arsenalit kanë shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Atletico Madridit.

Arsenali e fitoi 4:0 ndeshjen e xhiros së tretë të Championsit.

Në “Emirates” për 1:0 shënoi Gabriel në minutën e 57-të. Gabriel Martinelli shënoi golin e dytë në minutën e 64-t, kurse Viktor Gyokeres shënoi dy golat e tjerë për londinezët, në minutën e 67-të dhe 70-të.

Arsenali ka shënuar fitoren e tretë rresht.

Atletico mbetet me tri pikë.

Arsenali demolon Atleticon për 13 minuta

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:29
Viktor Gyokeres

Arsenal ka shënuar katër gola për 13 minuta ndaj Atleticos.

Dy golat e fundit u shënuan nga Viktor Gyokeres në minutën 67-të dhe 70-të.

Goli i tretë

Goli i katërt

Arsenali e shënon golin e dytë

1 o. më parë / 21 tet 2025 22:24
Gabriel Martinelli

Arsenali ka shënuar për 2:0 në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Gabriel Martinelli realizoi për londinezët në minutën e 64-t.

Goli

Arsenali në epërsi

2 o. më parë / 21 tet 2025 22:16
Gabriel

Arsenali ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Atletico Madridit. 

Në minutën e 57-të shënoi Gabriel, ndërsa asistimin e bëri Declan Rice.

Goli

Nuk ka të ndalur PSG-ja

2 o. më parë / 21 tet 2025 22:12
Nuno Mendes

Paris Saint-Germaini ka shënuar shpejt edhe golin e pestë kundër Leverkusenit.

Për 5:1 realizoi gol Nuno Mendes. Ai golin e pestë për fituesin e Ligës së Kampionëve e shënoi në minutën e 50-të.

Kampioni i Italisë po pëson pas pjesës së parë

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:55
PSV Eindhoven

Kampioni i Italisë, Napoli, kaloi në epërsi në minutën e 31-të me golin e Scott McTominayt. Por, pjesa e parë i takoi skuadrës vendëse PSV Eindhoven.

Skuadra holandeze barazoi shpejtë rezultatin. Katër minuta pas pësimit të golit, barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet autogolit të mbrojtësit, Alessandro Buongiorno.

Në minutën e 38-të Ismael Saibari shënoi golin e epërsisë 2:1 për PSV-në.

Me rezultatin 2:1 përfundoi pjesa e parë.

Ndërkohë skuadra tjetër italiane, Interi, është duke fituar 2:0 ndaj Royal Unionit.

Denzel Dumfries në minutën e 41-të dhe Lautaro Martinez në minutën e parë shtesë të pjesës së parë i shënuan golat për Interin.

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit në Londër

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:53
Arsenal

Ka përfunduar baras, 0:0 pjesa e parë e ndeshjes derbi të Championsit ndërmjet Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Emirates” në Londër.

Baras është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes Copenhagen – Dortmund. Si Copenhageni ashtu edhe Dortmundi shënuan nga një gol në pjesën e parë.

Parisi po shkatërron Leverkusenin, 4:1 pas pjesës së parë

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:50
Desire Doue

Desire Doue ka shënuar tjetër gol në Leverkusen.

Me golin e tij, PSG-ja po udhëheq 4:1 ndaj Bayer Leverkuseni.

Doue shënoi golin e dytë të tij në ndeshje në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Achraf Hakimi ishte asistues.

Goli

Kvara gjen cakun, Parisi udhëheq 3:1

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:46
Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia shënoi për epërsinë 3:1 të Parisit ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas një tollovie, Kvara shënoi golin e tretë për parisienët në minutën e 44-të. Pjesa e parë ishte shumë dramatike në Leverkusen. U shënuan katër gola, u dhanë dy penallti e po ashtu dy kartonë të kuq.

Goli

Shënon Doue, Parisi sërish në epërsi

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:43
Desire Doue

PSG-ja po udhëheq 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit në Gjermani.

Desire Doue shënoi në minutën e 42-të për fituesin në fuqi të Championsit.

Goli

Dramë në Leverkusen, barazon Bayeri

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:42
Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni e PSG-ja po zhvillojnë ndeshje shumë interesante në Gjermani. Tashmë rezultati është 1:1.

Willian Pacho kaloi në epërsi Parisin në minutën e shtatë.

Në minutën e 32-të Andrich i Bayerit u përjashtua me të kuq. Më herët, në minutën e 25-të, Grimaldo i skuadrës gjermane humbi penallti.

Tjetër penallti fitoi Bayer Leverkuseni në minutën e 37-të, kur me të kuq  u përjashtua Zabarnyi i PSG-së.

Aleix Garcia shënoi në minutën e 38-të për 1:1.

Haaland barazon rekordin e Ronaldos

2 o. më parë / 21 tet 2025 21:23
Erling Haaland

Erling Haaland ka barazuar rekordin e Cristoano Ronaldos. Haaland shënoi gol në ndeshjen e 12-të rresht. 

Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 së Manchester Cityt kundër Villarrealit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi norvegjez ka 24 gola dhe tre asistime në 14 ndeshje këtë edicion.

VIDEO: