Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goluboviq, hero i Ballkanit në fitoren ndaj Drenicës

1 muaj më parë / 30 pri 2026 16:59
Adnan Goluboviq

Portieri i Ballkanit, Adnan Goluboviq, ka pritur penallti në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ia ka siguruar suharekasve fitoren ndaj Drenicës. 

Ballkani fitoi 2:1 të enjten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në ndeshjen e xhiros së 31-të. 

Toni Domgjoni fillimisht shënoi supergol në minutën e 36-të për Ballkanin nga gjuajtja e lirë. 

Për 2:0 në të mirë të suharekasve shënoi Festim Alitema në minutën e 54-t, pas asistimit të Almir Kryeziut. 

Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Igball Jashari në minutën e 79-të. Jashari fitoi penallti në minutën e 90-të pasi u pengua në zonë. Penalltia u dha pas rishikimit të situatës në VAR. Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Ronaldo Chacon. Por, penalltinë e Chaconit e kuptoi slloveni Goluboviq dhe e priti atë në minutën e 94-t. 

Me fitore, Ballkani i ka 55 pikë, pesë më pak se Drita lidere. 

Drenica në vendin e shtatë i ka 38 pikë, dy më shumë se Llapi i teti, përkatësisht në zonën e barazhit.

Dukagjini fiton “finalen e parë” me Ferizajn

1 muaj më parë / 30 pri 2026 16:56
KF Dukagjini

Dukagjini i Klinës e ka fituar “finalen e parë” kundër Ferizajt të enjten pasdite. 

Klinasit fituan në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini fitoi me golat e realizuar nga Hekuran Berisha në minutën e 41-të dhe Dienit Isufit në minutën e 51-të.

Golin e nderit për Ferizajn e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e fundit.

Ferizaj nga minuta e 78-të luajti me një lojtarë më pak në fushë. 

Me karton të kuq u përjashtua Ruben Cornelious. 

Me fitore, Dukagjini i është larguar edhe më shumë zonës së barazhit dhe rënies direkt nga elita.

Dukagjini është në vendin e gjashtë me 41 pikë.

Ferizaj është i parafundit me 33 pikë, tri pikë më pak se Llapi i vendit të tetë.

Vendi i tetë do të paraqitet në barazh për mbetje në elitë.

Ferizaj e Dukagjini do të përballen edhe në finale të Kupës së Kosovës më 21 maj në “Fadil Vokrri”.

Ferizaj shënon ndaj Dukagjinit

1 muaj më parë / 30 pri 2026 16:51
Ferizaj-Dukagjini

Betim Haxhimusa ka shënuar gol ndaj Dukagjinit dhe tani rezultati është 2:1 në të mirë të skuadrës klinase. 

Haxhimusa shënoi për Ferizajn në minutën e 90-të.

Drenica nuk dorëzohet

1 muaj më parë / 30 pri 2026 16:40
KF Drenica

Drenica nuk është dorëzuar në ndeshjen ndaj Ballkanit. 

Ka shënuar gol dhe tani rezultati është 2:1. 

Igball Jashari realizoi në minutën e 79-të me gjuajtje të saktë nga zona.

Ballkani shënon tjetër gol

1 muaj më parë / 30 pri 2026 16:15
KF Ballkani

Ballkani ka shënuar tjetër gol në “Bajram Aliu” në Skenderaj ndaj Drenicës. 

Shënues i golit për 2:0 ishte Festim Alidema. 

Alidema në minutën e 54-t shënoi nga afërsia pas asistimit të Almir Kryeziut.

Tjetër supergol në Ferizaj

1 muaj më parë / 30 pri 2026 16:11
Superliga

Tjetër supergol është shënuar në terrenin me bar sintetik në Ferizaj. 

Dienit Isufi i Dukagjinit ka realizuar me gjuajtje shumë të fuqishme e të saktë në minutën e 51-të, për epërsinë 2:0 të Dukagjinit ndaj Ferizajt.

Pjesa e parë e ndeshjes në Ferizaj i takon Dukagjinit

1 muaj më parë / 30 pri 2026 15:56
Dukagjini

Dukagjinit të Klinës i ka takuar pjesa e parë e ndeshjes në Ferizaj.

Golin për rezultatin 1:0 e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 41-të të ndeshjes kundër Ferizajt, në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga elita kosovare e futbollit.

Ferizaj e Dukagjini do të përballen edhe në finale të Kupës së Kosovës më 21 maj në “Fadil Vokrri”.

Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 30 pri 2026 15:51
Ballkaniii

Ballkani e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes ndaj Drenicës në udhëtim.

Pjesa e parë e xhiros së 31-të të Superligës që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, u mbyll 1:0 në të mirë të skuadrës suharekase.

Realizues i supergolit ishte mesfushori Toni Domgjoni, në minutën e 36-të.

Dukagjini në epërsi

1 muaj më parë / 30 pri 2026 15:45
Ndeshje

Dukagjini ka shënuar gol në Ferizaj.

Golin e epërsisë 1:0 ndaj Ferizajt, për Dukagjinin e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 41-të.

Supergol nga Domgjoni, Ballkani në epërsi

1 muaj më parë / 30 pri 2026 15:40
Toni Domgjoni

Mesfushori Toni Domgjoni ka realizuar supergol nga goditja e dënimit për Ballkanin, që është duke fituar ndaj Drenicës në udhëtim 1:0.

Domgjoni shënoi me gjuajtje të saktë. 

Ndeshja i takon xhiros së 31-të të Superligës.