Drenica shënon tjetër gol
Drenica ka shënuar tjetër gol ndaj Ballkanit.
Kreshnik Uka shënoi për 2:0 në minutën e 63-të. Edhe në golin e dytë asistues ishte Indrit Prodani.
Goli u pranua pas konfirmimit të VAR-it, pasi pretendohej për faull.
Drenica në epërsi ndaj Ballkanit
Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe i takon xhiros së 13-të.
Udoyen Akpan shënoi për 1:0 nga afërsia, pas asistimit të bukur të Indrit Prodanit.
Akpan nga afërsia shënoi me gjuajtje të saktë e të fuqishme në minutën e 56-të.
Llapi barazon rezultatin
Llapi e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Prishtinës së Re.
Futbollisti i talentuar, Arianit Hasani, ka shënuar gol për 1:1, në minutën e 51-të.
Drenica e Ballkani po barazojnë në “Bajram Aliu”
Drenica dhe Ballkani po barazojnë në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë e duelit që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, është mbyllur 0:0.
Skuadrat në pjesën e parë janë treguar të kujdesshme në fazën defensive, dhe kanë tentuar daljen para nëpërmjet kundërsulmeve.
Prishtina e Re në epërsi ndaj Llapit pas pjesës së parë
Prishtina e Re është duke fituar pas pjesës së parë ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin për 1:0 për Prishtinën e Re e realizoi ish-qendërmbrojtësi i Llapit, Elvis Prençi, në minutën e 14-të. Ai u asistua nga Donat Hasanaj.
Prishtinës së Re iu anulua edhe një gol në fundin e pjesës së parë. Gjatë ndërtimit të aksionit ishte shkaktuar faull.
Llapi mundësinë më të mirë në pjesën e parë e pati me Hasan Hysenin i cili e qëlloi shtyllën pingule me gjuajtje të fuqishme nga distanca.
Befasi në “Zahir Pajaziti”
Prishtina e Re ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjen që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është duke e fituar 1:0 Prishtina e Re.
Gol në minutën 14-të shënoi ish-qendërmbrojtësi i Llapit, Elvis Prençi. Ai shënoi me kokë pas harkimit nga goditja e dënimit.