Drita është mbajtur në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën.
Kampionia e Kosovës në futboll e humbi 2:0 ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma, Drita u mposht nga kampioni danez, Copenhageni. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Parken” në Kopenhagë që ishte thuajse i mbushur me shikues.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0:0.
Në minutën e 67-të mbrojtësi i Dritës, Raddy Ovouka shkaktoi penallti. Në fakt arbitri tregoi në pikën e bardhë për një veprim jo shumë të ashpër të Ovoukas. I saktë nga pika e bardhë ishte Magnus Mattsson. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 69-të.
Pak minuta pas golit të parë, Ovouka bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Mattssonin. Vendasit kërkuan penallti, por arbitri vlerësoi se loja duhet të vazhdojë. Ndërkohë u sinjalizua nga dhoma e VAR-it. Pas rishikimit të situatës arbitri dha tjetër penallti për Copenhagenin.
Sërish përgjegjësinë e mori Mattsson. Ai gjuajti në krahun tjetër të portës dhe mposhti për herë të dytë Faton Malokun. Goli i dytë i gjigantit danez u shënua në minutën e 76-të.
Danezi Mattsson në lojë hyri në minutën e 68-të, por e vendosi sfidën me dy penallti të realizuara.
Në pjesën e dytë Copenhageni, ashtu si pritej, kishte iniciativën e plotë. Rreshtoi rastet, por shënoi vetëm nga penalltia.
Ekipi danez i kishte 14 raste gjithsej, ndërsa Drita pesë. Goditje që shkuan në kornizë të portës, danezët i kishin pesë e gjilanasit tri.
Ndeshja e kthimit është të martën e javës së ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.
Drita është bërë skuadra e parë kosovare që ka arritur në fazën e dytë kualifikuese të Championsit. Në raundin e parë e eliminoi kampionin e Lusekmburgut, Differdangen. Nëse eliminohet në këtë raund garash, Drita vazhdon në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Trajneri i Copenhagenit: Nuk ishte lehtë
Trajneri i Copenhagenit, Jacob Neestrup, ka vlerësuar se fitorja 2:0 ndaj Dritës nuk është arritur lehtë. Kampioni danez e fitoi ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues falë dy penalltive në pjesën e dytë.
“E kemi nisur ndeshjen mirë dhe e kemi përfunduar pjesën e dytë mirë. Është test i durimit të luash këto ndeshje. Nuk është lehtë dhe e kemi ditur se është kundërshtar i vështirë. E dëshmoi këtë”, ka thënë Neestrup pas ndeshjes.
Tjetër penallti, Drita pëson 2:0
Arbitri e ka dhënë penalltinë e dytë për Copenhagenin në ndeshjen ndaj Dritës. Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it për një ndërhyrje të mëhershme.
Dhe nga pika e bardhë i saktë ishte Magnus Mattsson. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 76-të.
VIDEO:
76' | Another one for the hosts, again thanks to a penalty.
Copenhagen ⚪️ [2]-0 🔵 Drita
⚽ Mattsson (p)#UCL | #Drita | 🇩🇰🇽🇰 pic.twitter.com/WnxcwxI26i
Copenhageni shënon gol
Copenhageni ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dritës së Gjilanit.
Nga pika e bardhë shënoi Magnus Mattsson në minutën e 69-të.
Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të Ovoukas në zonë.
VIDEO:
70' | Hosts take the lead via a penalty.
Copenhagen ⚪️ [1]-0 🔵 Drita
⚽ Mattsson (p)#UCL | #Drita | 🇩🇰🇽🇰 pic.twitter.com/bfWd9yp4cV
Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Copenhagen – Drita
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Copenhagenit dhe Dritës.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Pa gola në Danimarkë edhe pas 30 minutave
Drita po zhvillon paraqitje solide ndaj Copenhagenit në Danimarkë, ndërsa rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0:0. Kjo përballje po luhet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Skuadra vendase rrezikoi që në minutat e para të takimit, por portieri Faton Maloku reagoi sigurt, duke ndalur një goditje me kokë nga sulmuesi i Copenhagenit.
Ndërkohë, Drita po përpiqet të godasë përmes kundërsulmeve.
Elyonussi i Copenhagenit goditi shtyllën më vonë.
Publikohet formacioni i Dritës
Drita nga ora 19:00 luan me kampionin danez, Copenhagen. Është kjo ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet në Kopenhagë, ndërsa trajneri Zekirija Ramadani tashmë ka publikuar formacionin.
Arb Manaj sërish udhëheq sulmin e kampiones kosovare.
