Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni vetëm dy ndeshje larg një rekordi të ri

Bayer Leverkusen

Foto: Associated Press

Bayern Leverkuseni është në rrugë që të shkruajë edhe një histori të re, në edicionin që po vlerësohet i jashtëzakonshëm për klubin nga Bundesliga e Gjermanisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso e mposhti Romën 2:0 në “Stadio Olimpico” të enjten mbrëma, për t’iu afruar edhe më shumë finales së Ligës së Evropës. Ishte ndeshja e parë gjysmëfinale.

Kjo fitore ka shënuar 47 ndeshje qëkur klubi për herë të fundit pësoi humbje në ndonjërën nga garat ku u paraqit e paraqitet.

Humbja e fundit e Leverkusenit ishte 3:0 nga Bochumi, në ndeshjen e fundit të edicionit 2022/23 të kampionatit gjerman.

Pasi tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë për herën e parë në histori, Leverkuseni do të luajë kundër Frankfurtit të dielën, skuadrës që po synon garat evropiane për edicionin tjetër.

Edhe Cilat rekorde të tjera mund t’i thyejë Leverkuseni Futboll Cilat rekorde të tjera mund t’i thyejë Leverkuseni

Nëse e vazhdon ecurinë pa humbje në këtë vikend, ndeshja kthyese kundër Romës do të vendoste skenën për ndeshjen historike.

Duke e shmangur disfatën në “BayArena”, kjo  jo vetëm që do t’ia siguronte Leverkusenit finalen në Ligën e Evropës, por do të bënte që skuadra e Alonsos ta kalonte serinë e Benficas si skuadra me më së shumti ndeshje pa humbje në të gjitha garat në futbollin evropian qëkur janë prezantuar garat e UEFA-s.

E udhëhequr nga legjendari Eusebio, Benfica kishte 48 ndeshje pa humbje ndërmjet viteve 1963-1965.

Rangersi legjendar i 92-s është i pesti në këtë statistikë, pasi e kishte fituar “tripletën” vendore në serinë e 44 ndeshjeve pa humbje dhe kishte arritur në gjysmëfinale të Kupës Evropiane.

Një tjetër skuadër britanike ka hyrë në top-dhjetëshe të kësaj statistike së fundmi.

Klubi uellsian, The New Saints, shkoi në 41 ndeshje pa disfatë, ndërsa arriti në finale të “Scottish Challenge Cup” si ekip i ftuar nga zona jashtë Skocisë.

Por, kjo skuadër u mposht nga Airdrieonians muajin e kaluar.

Leverkuseni tashmë ka vendosur rekord për ndeshje pa humbje, sa u takon top pesë ligave evropiane. Por skuadra e Alonsos vazhdon të shkruajë histori.

Dhjetë skuadrat me ecurinë më të mirë pa humbje në futbollin evropian

Edhe Alonso synon ta mbyllë me fitore aventurën në Bundesligë Futboll Alonso synon ta mbyllë me fitore aventurën në Bundesligë

48 – Benfica (1963 – 1965)

47 – Bayer Leverkusen (2023 – )

45 – Dinamo Zagreb (2014 – 2015)

45 – Rijeka (2016 – 2017)

44 – Rangers (1992 – 1993)

43 – Juventus (2011 – 2012)

42 – Milan (1991 – 1992)

42 – Ajax (1995 – 1996)

Edhe Alonso synon të përshëndetet me rekord historik Futboll Alonso synon të përshëndetet me rekord historik

41 – The New Saints (2023 – 2024)

40 – Fiorentina (1955 – 1956)