Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni shkruan për arritjet e Fodas

Franco Foda

Foto: Driton Paçarada

Bayer Leverkuseni ka shkruar për të kaluarën e Franco Fodas dhe arritjet e tij si lojtar dhe trajner.
Në shkrimin e gjatë të publikuar të mërkurën në prag të ditëlindjes së 60-të të Fodas, Leverkuseni, ka përmendur edhe arritjet e tij me Kosovën.

Foda u lind më 23 prill të vitit 1966 në Mainz. Babai i tij është italian, ndërsa nëna gjermane.

“Djali i ditëlindjes së muajit: Franco Foda mbush 60 vjet”, shkruan në titullin e shkrimit.

Në shkrim janë përmendur arritjet e Fodas si selektor i Austrisë dhe Kosovës.

Foda e drejtoi Austrinë në 48 ndeshje, nga nëntori i vitit 2017 deri në mars të vitit 2022, duke arritur 27 fitore, gjashtë barazime dhe 15 humbje.

Arritja më e madhe e Austrisë me Fodan ishte kalimi në 16 më të mirat e Evropianit 2021. 

Edhe Foda përballë përfaqësueses që e kualifikoi në Evropian Futboll Foda përballë përfaqësueses që e kualifikoi në Evropian

“Pas punës si trajner i Austrisë nga viti 2017 deri në vitin 2022, ai mori përsipër detyra të mëtejshme ndërkombëtare, përfshirë edhe te FC Zurichu. Që nga viti 2024, babai i dy fëmijëve është trajner i Kosovës, duke vazhduar karrierën e tij të suksesshme si trajner në nivel ndërkombëtar”, shkruan në fund të shkrimit dedikuar Fodas.

Foda vlerësohet lart për ngritjen e Kosovës.