Futboll

Leon Avdullahu afër transferimit te Hoffenheimi

Leon Avdullahu

Mesfushori Leon Avdullahu në edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Bundesligë të Gjermanisë.

Sipas “Sky Sports”, 21-vjeçari është afër transferimit te Hoffenhemi.

Transferimi i talentit të Baselit, klubit elitar të Gjermanisë do t’i kushtojë 8 milionë euro.

Avdullahu ishte i pakontestueshëm gjatë edicionit 2024/2025, të cilin Baseli e mbylli me dy trofe. Fitoi titullin dhe Kupën e Zvicrës. Paraqitjet e tij kanë rënë në sy të drejtuesve të klubit gjerman. 

Ai po ashtu ka qenë i pazëvendësueshëm edhe në ekipin U21 të Zvicrës. Shihet potencial për t’u ftuar shpejtë edhe tek ekipi A i Zvicrës.

Avdullahu me Baselin ka kontratë deri në vitin 2028.