Leipzigu do të duhet që të luajë pa yllin e skuadrës, Xavi Simonsin, për javë të tëra.
Kjo është bërë e ditur të enjten gjatë ditës nga klubi gjerman, pas lëndimit që mesfushori holandez e mori në minutën e 78-të në ndeshjen e “Championsit” ndaj Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli fitoi 1:0, por Xavi Simons u largua me ndihmën e dy mjekëve nga fusha.
“Për fat të keq, Xavi Simons ka pësuar lëndim në ligamentin e gjurit të majtë dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë”, ka shkruar klubi në komunikatë.
21-vjeçari në edicionin aktual ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me tri gola e dy asistime.