Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kroosi kritikon FIFA-n

Toni Kroos

Legjenda gjermane, Toni Kroos, ka kritikuar FIFA-n, përkatësisht vendimin e saj për të ndryshuar formatin e Botërorit të klubeve të futbollit.

Kroosi, që i dha fund karrierës si lojtar në verë, ka thënë se është papërgjegjësi rritja e numrit të ndeshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Botërori i klubeve nga viti i ardhshëm do t’i numërojë 32 klube. Pra shumë më tepër  ndeshje për lojtarët më të mirë.

“E di që njerëzit nuk duan ta dëgjojnë këtë, sidomos përgjegjësit, por në fund t’i luan për asgjë. Në një moment do të jetë mjaft. Për të gjithë, për lojtarë dhe për tifozë. Në një moment lojtarët do të thyhen. Do të jetë një Botëror i keq për klube në vitin 2025 dhe një Botëror i keq në vitin 2026”, ka thënë Kroos.