Mesfushori i Grasshoppersit, Samuel Krasniqi, e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll. Ai ka edhe një asistim.
Krasniqi kontribuoi me gol në barazimin 1:1 të Grasshoppersit ndaj Luganos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së 22-të.
21-vjeçari Krasniqi e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 85-të.
Krasniqi e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Te Grasshoppersi në bankën rezervë ishte Amir Abrashi.
Ndërkohë ndeshjen te Lugano e kompletuan Amir Shaipi dhe Uran Bislimi.
Grasshoppersi është në pozitën e parafundit me 19 pikë. Lugano ka 40 pikë në vendin e dytë.