Futboll

Krasniqi e Rrapaj sigurojnë mbijetesën në Ukrainë me Kolosin

Ilir Krasniqi Kolos Kovalivkan

Qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi dhe mesfushori Arinaldo Rrapaj, e kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Ukrainës me Kolos Kovalivkan.

Rrapaj ishte asistues te goli i vetëm në ndeshje i shënuar nga Kolosi.

Kolosi të dielën fitoi 1:0 në udhëtim te Kryvbasi, në ndeshjen e xhiros së 28-të.

Elias ishte shënues i golit në debutim te skuadra Kolos Kovalivka.

Në Premier Leaguen e Ukrainës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.

Kolosi është i 10-ti me 32 pikë.