Drita e Gjilanit do të përballet me kampionin e Rumanisë, FSCB në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Nëse për bazë merret vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve, atëherë ekipi rumun është favorit i madh.
Sajti i specializuar “transfermarkt”, gjithë skuadrën e Dritës e vlerëson 6,35 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i Dritës vlerësohet Albert Dabiqaj, 650 mijë euro. Kapiteni Rron Broja vlerësohet 550 mijë euro.
Ndërkohë FCSB vlerësohet plot 50,18 milionë euro nga “transfermarkt”. Vetëm një lojtar i klubit rumun vlerësohet më shumë se e gjithë skuadra e Dritës. Kapiteni Darius Olaru vlerësohet 7,5 milionë euro në tregun e transferimeve.
Për vlerën e lojtarëve të të dy skuadrave ka shkruar sajti rumun “sport.ro”.
Por këto shifrat jo gjithnjë kanë rëndësi. E gjithë skuadra e Shkëndijës së Tetovës vlerësohet 5,5 milionë euro. Pra gati dhjetë herë më pak se skuadra FSCB. Megjithatë Shkëndija e eliminoi kampionin rumun në raundi e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.