Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova publikon formacionin, starton Hajdari

Kosova

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Nga minuta e parë do të luajë Albian Hajdari që ditë më parë refuzoi Zvicrën për Kosovën. Do të jetë debutim për mbrojtësin e Hoffenheimit. 

“Dardanët” nga ora 20:45 luajnë përballë Sllovenisë, në ndeshjen që i takon Grupit B të kualifikimeve. Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmit i prijnë Vedat Muriqi, Albion Rrahmani dhe Florent Muslija.

Mesfusha përbëhet prej Leon Avdullahut, Elvis Rexhbeçajt dhe Mërgim Vojvodës. 

Edhe Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Sllovakisë Futboll Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Sllovakisë

Në repartin defensivë janë Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Fidan Aliti dhe Dion Gallapeni.

Në portë si zakonisht është Arijanet Muriq.

Lexo përditësimet tjera
Muriqi - Rrahmani

Vetëm një pikë për Kosovën ndaj Sllovenisë, mbetet në vendin e dytë

Aro Muriq i bëri disa pritje vendimtare, ndërsa Kosova mori një pikë të madhe në ndeshjen...