Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova përfundon vitin në pozitën e 80-të në FIFA, Shqipëria në të 63-tën

fifa

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar të hënën ranglistën e fundit të përfaqësueseve të futbollit për meshkuj për vitin 2025.

Në ranglistë ka ndryshime të pakta, në krahasim me publikimin e kaluar të bërë në nëntor.

Kosova përfundon në vendin e 80-të, që është pozita më e mirë ndonjëherë. Në vendin e 80-të ishte edhe muajin e kaluar. Ngritja erdhi pas sukseseve në kualifikimet e rregullta për Kupën e Botës 2026. Kosova përfundoi e dyta në grup. Zvicra e fitoi grupin, kurse Sllovenia e Suedia mbetën prapa Kosovës.

Ndërkohë Shqipëria e përfundon vitin 2025 në pozitën e 63-të.

Sllovakia, me të cilën Kosova përballet në gjysmëfinale të plejofit, më 26 mars në Bratisllavë, është në pozitën e 45-të. Turqia dhe Rumania janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, nëse të përzgjedhurit e Franco Fodas sigurojnë finalen e plejofit.

Edhe Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s Futboll Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s

Turqia është e 25-ta, ndërsa Rumania e 47-ta.

Në vitin 2026 si e para në ranglistën botërore do të futet Spanja. Spanja është para kampiones në fuqi të botës, Argjentinës. Pas përfaqësueses së Lionel Messit janë Franca, Anglia e Brazili.

Ndërkohë Portugalia e Cristiano Ronaldos, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia plotësojnë dhjetëshen e madhe.

Ranglista ka ndryshuar fare pak për dallim nga publikimi i 19 nëntorit. Janë llogaritur vetëm ndeshjet e Kupës Arabe. Kjo ka bërë që dhjetëshja e parë, por edhe shumica e pozitave tjera të mos ndryshojnë.

Ranglisa e ardhshme e FIFA-s publikohet më 19 janar. Në dhjetor ngritjen më të madhe e regjistroi Vietnami, që përparoi për tri pozita.

Edhe Kosova vazhdon ngritjen pavarësisht humbjes Futboll Kosova vazhdon ngritjen pavarësisht humbjes

Për pozitën më të mirë të Kosovës deri më tani në ranglistën e FIFA-s, ka folur edhe presidenti i shtëpisë botërore, Gianni Infantino. Në një videomesazh për ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në futbollin kosovar, Infantino përmendi edhe ranglistën.

“Komuniteti futbollistik është entuziazmuar nga paraqitjet e Kombëtares së meshkujve, e cila arriti në fazën plejof për Kupën e Botës dhe regjistroi renditjen më të mirë ndonjëherë në listën botërore të FIFA-s, pozitën e 80-të”, thotë Infantino në videomesazhin e publikuar në ceremoninë e së dielës.