Meriton Korenica është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Rumani.
Formacioni më i mirë i xhiros së 24-t është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Sulmuesi Korenica, që luan për Clujin, shënoi gol të premten në fitoren 4:2 ndaj skuadrës Metaloglobus Bukuresht.
29-vjeçari është prej futbollistëve të dalluar të Clujit këtë edicion.
Në 32 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime.