Futboll

Kasami flet pas humbjes nga Lugano

Pajtim Kasami

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, me Winterthurin të dielën pësuan disfatë 4:2 nga Lugano. Ndeshja i takoi javës së tetë të Superligës së Zvicrës.

Kasami deklaroi se është për të ardhur keq që e humbën ndeshjen nga Lugano. 

Për 13 minuta, Winterthuri pësoi katër gola.

“Është për të ardhur keq që e humbëm ndeshjen. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Nuk gjej fjalë. Nuk mund të nervozohemi, nuk mund të humbasim mendjen. Është vetëm tetori, kemi ende shumë ndeshje. Ndihem shumë mirë të luaj këtu”, u shpreh Kasami pas ndeshjes, shkruan të hënën “Blick”.

33-vjeçari Kasami për Winterthurin u paraqit deri në minutën e 77-të.

Për Luganon, Uran Bislimi shënoi një gol dhe bëri një asistim.

Mesfushori Kasami te Winterthuri u transferua si lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me Sionin.