Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kapitenia e Kosovës në mesin e më të dalluarave në “Women’s Europa Cup”

Erëleta Memeti

Të premten përfundoi edicioni inaugurues i “UEFA Women’s Europa Cup”, ligës së dytë më të rëndësishme të UEFA-s për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve.

Hackeni suedez me trajnere Elena Sadikun triumfoi në këtë garë , pasi ishte më e suksesshme në finale se Hammarby, skuadra tjetër suedeze. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, një tjetër futbolliste kosovare ka lënë gjurmë në turneun inaugurues për futbolliste.

Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, ka zënë vend në mesin e më të mirave për asistime.

Memeti luan tek Eintracht Frankfurti. Ajo këtë edicion të kësaj kupe evropiane, e mbylli me dy asistime.

Frankfurti i Memetit u eliminua nga Hackeni në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.

Stina Lennartsson e Hammarbyt ishte futbollistja me më së shumti asistime në turneun final të garës, me katër asistime gjithsej.