Kapiteni Amir Rrahmani do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Islandës. Rrahmani ishte në dyshim për ndeshjen kundër Islandës për shkak të një lëndimi.
Megjithatë ai do të paraqitet nga minuta e parë. Përkrah tij do të luaj Lumbardh Dellova, ndërsa në krah luajnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada. Në qendër të mesfushës do të paraqiten Elvis Rexhbeçaj dhe Valon Berisha, derisa më të avancuar në mesfushë do të jenë Ermal Krasniqi, Milot Rashica dhe Donat Rrudhani. Vedat Muriqi udhëheq sulmin e “Dardanëve”.

Ndeshja Kosovë – Islandë nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është ndeshja e parë e plejofit për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve e mbylli në vendin e dytë në Grupin C2. Pas fitoreve ndaj Lituanisë dhe Qipros, përfundoi në vendin e dytë me gjashtë pikë prapa Rumanisë në renditje.
Kosova i humbi dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Islandës në vitin 2017. Humbi 2:1 dhe 2:0.
Ndeshja kthyese luhet të dielën në Murcia të Spanjës.
-
FFK-ja: Amir Rrahmani dhe Valon Berisha të gatshëm për lojë
-
Kapiteni Rrahmani stërvitet i ndarë nga grupi, paraqitja ende në dyshim
-
Kosova nis përgatitjet me 18 lojtarë dhe pa kapitenin Rrahmani
-
E goditur nga lëndimet, Kosova synon “rikuperimin” ndaj Islandës
-
Kosovës i lëndohet kapiteni në prag të grumbullimit