Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kaos para ndeshjes kualifikuese, policia në zhveshtore për të arrestuar një futbollist

Kaos para ndeshjes kualifikuese, policia në zhveshtore për të arrestuar një futbollist

Përgatitjet e Nikaraguas për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 janë përfshirë në kaos kur nëntë zyrtarë policorë kanë hyrë në dhomën e zhveshjes për arrestimin e njërit prej futbollistëve. 

Ngjarja ka ndodhur pak para se të niste ndeshja ndaj Kosta Rikës në udhëtim. 

Sipas Federatës së Futbollit të Nikaraguas, zyrtarëve të zbatimit të ligjit u është kërkuar nga paditësi për mbështetje financiare për fëmijë, arrestimi i njërit prej futbollistëve, emëri i të cilit nuk është bërë i ditur. 

Lojtari nuk u arrestua dhe marrëveshja ishte që shuma e parave të paguhej pas ndeshjes. 

Megjithatë, nuk dihet nëse futbollisti ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen që Nicaragua e humbi 4:1 nga Kosta Rika, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.