Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane mungon në ndeshjen e fundit të Bayernit

Harry Kane

Harry Kane do t’i mungojë Bayern Munichut në ndeshjen e fundit të edicionit aktual në Bundesligë, për shkak të lëndimit në shpinë.  

Bayerni të shtunën në orën 15:30 luan në udhëtim tek Hoffenheimi. 

Sulmuesi anglez nuk ka luajtur qëkur u zëvendësua në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve, në humbjen nga Real Madridi më 8 maj. 

Skuadra gjermane ishte duke fituar 1:0 në “Bernabeu” kur Kane u largua nga loja, e më pas ekipi i tij pranoi dy gola për t’u eliminuar nga gara. 

Kane ka shënuar 44 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munichun, qëkur u transferua në verë nga Tottenhami. 

Edhe Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin Futboll Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin

Bayerni dështoi ta fitojë Bundesligën për herën e parë në 12 vjet. 

Por, me fitore kundër Hoffenheimit, mund të përfundojë në vendin e dytë, prapa kampionit, Bayer Leverkusen.