Futbollisti i Prishtinës, Drilon Islami është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIslami ishte ndër lojtarët më të dalluar në derbin Prishtina - Ballkani. Kjo ndeshje e luajtur në Lipjan përfundoi pa gola.
Islami u dallua për ndërprerje të aksioneve dhe organizim të lojës së Prishtinës.
Futbollisti i Prishtinës u shpreh i lumtur për vlerësimin.
“Jam shumë i lumtur që jam zgjedhue Ylli i javës. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit nuk do të mund të kisha një sezon kaq të mirë, andaj i falënderoj të gjithë. Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdoj tutje nga ndeshja në ndeshje të arkëtojmë pikët maksimale që ta arrijmë synimin tonë - daljen në Evropë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por duke e ditur objektivin e klubit, do ta japim maksimumin për të arritur finalen dhe për ta fituar këtë trofe”, ka thënë Islami për faqen e FFK-së.
Për Islamin është hera e parë shpallet “Ylli i javës”.