Futboll

Ish-trajneri i Lirisë dhe Ballkanit debuton me fitore te Shqipëria U17

Kombëtarja U17

Kombëtarja U17 e Shqipërisë në futboll e ka fituar me përmbysje të rezultatit miqësoren ndaj Sllovenisë U17. Shqipëria fitoi 2:1 ndeshjen e luajtur të enjten në Ajdovshçina të Sllovenisë.

Gabriel Kulla ishte autori i golave për ekipin kuqezi.

Për trajnerin Bledi Shkëmbi ishte debutim në krye të ekipit U17.