Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi dhe Milani marrin masa kundër tifozëve ultras

Inter

Klubet italiane të futbollit, Interi dhe Milani, po marrin masa kundër “tifozëve të padëshiruar” për edicionin e ri. Siç raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”, klubet nga Milano ua kanë mohuar qindra tifozëve nga grupet ultras qasjen në biletat e reja sezonale.

Autoritet italiane i akuzojnë anëtarët e grupeve ultras nga të dyja klubet për shitje biletash në tregun e zi, zhvatje, trafikim droge, si dhe për lidhjen me mafinë kalabreze “Ndragheta”.

Sipas “Corriere della Sera”, klubet kanë marrë masa dhe kushdo që është nën hetim ose i përfshirë në incidente të dhunshme, do të cilësohet “tifoz i padëshiruar” dhe nuk do t’i lëshohet biletë sezonale, pavarësisht procedurave në vazhdim.

Emrat e grupeve “Curva Nord” të Interit dhe “Curva Sud” të Milanit, nuk do të shfaqen më në stadium.

Në stadium do të ketë koncept të ri sigurie për edicionin 2025/2026. Në hyrjet e stadiumit do të vendosen kamera identifikuese. Pilot-projekti mund të përfshihet edhe në stadiumet e tjera në Itali.

Artikuj të ngjashëm