Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka rikonfirmuar paraqitjen e Iranit në Kupën e Botës, pavarësisht luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ekipi përfaqësues i Iranit do të paraqitet padyshim”, ka thënë Infantino, shkruan “SkySport”.
Ai e ka nënvizuar edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Iranit në Botërorin 2026, që në këtë verë organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
“Ata përfaqësojnë njerëz, janë kualifikuar, dëshirojnë të luajnë”, ka thënë Infantino, që ka takuar Përfaqësuesen e Iranit në Antalya para dy javësh.
Edhe te Irani kanë shprehur besim për paraqitje në Botëror.
Edhe
Infantino konfirmon se Irani do të jetë në Botëror
“Nuk ka arsye të mos paraqitemi dhe me ndihmën e Zotit, ne do të luajmë”, ka thënë përzgjedhësi Amir Ghalenoei.
Optimist për Botëror ka qenë së fundmi edhe Ministri i Sportit i Iranit, Ahmed Donjamali.