Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar sërish se Irani do të jetë pjesë e Kupës së Botës në futboll. Gjatë fjalimit në Kongresin e FIFA-s në Vancouver, Infantino po ashtu tha se Irani do t’i luajë ndeshjet në SHBA, me gjithë konfliktin e dy vendeve.
“Dhe arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Është pasi ne duhet të bashkohemi. Duhet t’i bashkojmë njerëzit. Është përgjegjësi e imja. Është përgjegjësi e jona”, ka thënë Infantino.
“Futbolli bashkon botën. FIFA bashkon botën. Ju bashkoni botën. Ne bashkojmë botën”, ka theksuar Infantino.
Drejtuesve të futbollit të Iranit nuk u është lejuar hyrja në Kanada këtë javë.