Sulmuesi kosovar, Arijon Ibrahimoviq, është kthyer në Gjermani. Ibrahimoviq është huazuar te skuadra e Heidenheimit për sezonin e ardhshëm të Bundesligës 2025/2026. 19-vjeçari është huazuar nga skuadra tjetër gjermane, Bayerni.
“Jemi të kënaqur që Arijon Ibrahimoviq, talenti i radhës i kampionëve, na ka zgjedhur tani. Ari është një lojtar sulmues i gjithanshëm që besojmë se do të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Me të, duam të mbushim boshllëkun në sulmin tonë që do të lindë pas largimit shumë të mundshëm të Paul Ëanner”, thotë anëtari i klubit gjerman, Holger Sanwald.
Ibrahimoviq u lind në Nuremberg. Hapat e parë si futbollist i mori te Greuther Furthi. Luajti edhe për të rinjtë e Nurembergut në vitin 2014, ku kaloi gjithsej katër vjet. Në moshën 12-vjeçare Ibrahimoviq iu bashkua akademisë së Bayernit.
Në moshën 17-vjeçare, bëri debutimin e tij në Bundesligë. Por u huazua në shtator të vitit 2023 në Itali për një vit, ku bëri 16 paraqitje në Serie A për Frosinonen. Pasi u kthye në Bayern një vit më parë, ai u huazua përsëri në Itali - këtë herë te Lazio. Megjithatë, ai bëri vetëm dy paraqitje për Romën gjatë kësaj kohe.
“Ditët e fundit kanë qenë bisedime shumë pozitive me Holger Sanëald dhe Frank Schmidt, të cilët më kanë bindur se Heidenhemi mund të jetë pikërisht klubi i duhur për mua në këtë moment. Jam edhe më i emocionuar që do të luaj për Heidenheimin në Bundesligë sezonin e ardhshëm”, tha Ibrahimoviq.
Ibrahimoviq ka luajtur dy ndeshje për Gjermaninë U20. Ka luajtur edhe për grupmoshat tjera të reja të Gjermanisë.