Pas nisjes së mirë në krye të skuadrës së Manchester Unitedit me një barazim e dy fitore, trajneri Ruben Amorim ka pësuar edhe disfatën e dytë rresht.
Pas humbjes 2:0 në mesjavë, Unitedi të shtunën është mposhtur në “Old Trafford” edhe nga Nottingham Foresti, 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNikola Milenkoviq për mysafirët dhe Rasmus Hojlund për vendësit, shënuan në pjesën e parë.
Me të nisur pjesa e dytë, Nottinghami shënoi edhe dy herë, me Morgan Gibbs-Ëhiten dhe Chris Ëoodin.
Bruno Fernandes e shënoi golin për 3:2 në minutën e 61-të dhe gola nuk pati më.
Unitedi ka 19 pikë në vendin e 13-të, ndërsa Nottinghami në vendin e pestë ka 25 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa në vendin e gjashtë.