Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Historike, një 14-vjeçar debuton në MLS

Cavan Sullivan

14-vjeçari Cavan Sullivan është bërë lojtari më i ri në historinë e ligës amerikane të futbollit (MLS) që ka debutuar dhe ndoshta më i riu që ka luajtur në ligat profesionale në botë, shkruan AP të enjten.

Sullivan debutoi të mërkurën pas mesnate për Philadelphia Unionin.

Ai hyri në lojë si 14 vjeç e 293 ditë. U inkuadrua në minutën e 85-të në ndeshjen kundër New England Revolution.

Freddy Adu pati debutuar për DC Unitedin në vitin 2004, dy javë më i vjetër se Sullivani.

Sullivan bëri debutimin pak momente pasi vëllai i tij, 20-vjeçari Quinn, shënoi në fitoren e lartë të Philadelphias 5:1.

Edhe Shkëlqimi i menjëhershëm i 18-vjeçarit te Manchester City Futboll Shkëlqimi i menjëhershëm i 18-vjeçarit te Manchester City

Sullivan bëri një goditje drejt portës gjatë minutave që luajti.

Ai ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn dhe posa të mbushë moshën, do të transferohet në Angli.