Futboll

Higuaini gjen sport të ri dhe bëhet kampion në një garë

Gonzalo Higuain

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Chelseat dhe Juventusit, Gonzalo Higuain, ka gjetur sport të ri pas pensionimit nga futbolli aktiv.

Dhe menjëherë e ka fituar një garë.

Ish-reprezentuesi i Argjentinës u pensionua në moshën 34-vjeçare, ndërsa po luan në sportin që ka nisur të marrë famë të madhe, atë të padelit.

Në Miami, Higuaini e fitoi një turne lokal me partnerin e tij, Tarek Deham, ndërsa arkëtuan 280 mijë euro nga ky triumf.

Higuaini ka shënuar 366 gola në 785 ndeshje si futbollist profesionist.

Karrierën e nisi te River Plate, ndërsa te Real Madridi ishte transferuar si 20-vjeçar.

Ka luajtur edhe për Napolin, Milanin, Chelsean e Inter Miamin.