Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka vendosur të largohet nga pozita e selektorit të Përfaqësueses U21 të Francës. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Francës.
“Do të doja të falënderoja FFF-në dhe presidentin, Philippe Diallo, të cilët më ofruan këtë mundësi të jashtëzakonshme. Medalja e argjendtë e fituar në Lojërat Olimpike për vendin tim do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Federatës, lojtarëve, stafit dhe mbështetësve që më lejuan të jetoj një përvojë magjike”, u shpreh Henry.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHenry me Francën e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Në finale u mposhtën nga Spanja.
Me grupmoshën U21 të Francës, Henry ka regjistruar katër fitore dhe dy disfata.