Futboll

Haxhimusa mohon të ketë bërë fyerje raciste

Betim Haxhimusa

Kapiteni i Ferizajt, Betim Haxhimusa, ka mohuar të ketë ofenduar në baza raciste dy futbollistët e Prishtinës së Re. Ai ka thënë se nuk është e vërtetë ajo çfarë thotë Prishtina e Re.

“Unë nëse kam bërë fyerje raciste, sot e lë futbollin. Sharje futbolli ka qenë në ato momenti. Është gënjeshtër se unë kam bërë ofendime raciste. Nuk ka pasur asnjë ofendim racist nga ana ime”, ka thënë Haxhimusa për KOHËN të dielën.

Klubi i futbollit Prishtina e Re lëshoi një komunikatë në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Ferizajt në Hajvali, duke thënë se Cheick Doukoure dhe Toni Gomes kanë qenë cak i fyerjeve raciste nga Haxhimusa.

Prishtina e Re fitoi 1:0 ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.