Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Halili e vazhdon karrierën te Tirana

Diar Halili

Qendërmbrojtësi Diar Halili do ta vazhdojë karrierën te Tirana në kampionatin elitar të Shqipërisë.

Halili 22-vjeçar do të huazohet te skuadra shqiptare për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit. I urojmë Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje pozitive në Tiranë”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.

Tirana pas 18 ndeshjeve të luajtura zë vendin e fundit me 10 pikë.

Të lumtur me transferimin e Halilit janë shprehur edhe te klubi tiranas.