Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Guardiola: Haalandi është pak më i mirë se Isaku

Guardiola

Trajneri Arne Slot i Liverpoolit ka nxitur një debat për të cilin është duke u folur shumë në Angli.

Holandezi pas transferimit të sulmuesit Alexander Isak, ka thënë se ai është më i miri në botë në pozitën e tij.

Por, atij i është kundërpërgjigjur menjëherë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ka theksuar se Erling Haaland është “pak më i mirë” se ai.

Isak u transferua te Liverpooli në këtë afat kalimtar veror për 150 milionë euro, pas shumë telasheve që ai kishte me Newcastle Unitedin, që nuk e lejonte lirimin e tij.

“Isak është i jashtëzakonshëm. Por, nuk do ta shkëmbeja Erlingun me asnjërin. E njoh atë, më pëlqen”, ka deklaruar Guardiola.

Pas dy humbjeve rresht nga Tottenhami dhe Brightoni, Guardiolës i duhet që Haaland të jetë në formën më të mirë në derbin ndaj Manchester Unitedit, që luhet të dielën nga ora 17:30.

Edhe Haaland thotë se statistikat janë në favor të Kane dhe Mbappe Botërori 2026 Haaland thotë se statistikat janë në favor të Kane dhe Mbappe

Haaland në Premier League ka shënuar 88 gola në 100 paraqitje për Cityn prej vitit 2022.

Isak mund të debutojë për “të kuqtë” ndaj Burnleyt të dielën. 25-vjeçari ka realizuar 54 gola në 86 ndeshje në Premier League për Newcastlen.