Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, shënoi dy gola për Inter Miamin që mposhti Orlando Cityn me rezultatin 3:1 për të avancuar në finale të Kupës së Ligës.
Inter Miami në finalen e së dielës do të përballet me Seattle Sounders që fituan ndaj LA Galaxy 2:0 .
VIDEO:
Messi u rikthye për herë të dytë gjatë dy javëve të fundit. Ai është përballur me një lëndim në kofshë.
Marco Pashalliq shënoi për Orlandon pak para fundit të pjesës së parë.
Messi barazoi rezultatin në minutën e 77-të. Realizoi nga pika e bardhë.
Ishte një shpërthim i Messit në minutën e 88-të kur ai kombinoi me Jordi Alba për ta çuar Miamin në epërsi.
Telasco Segovia me asistim të Luis Suarezit vulosi fitoren 3:1.
Inter Miami e ka fituar në vitin 2022 Kupën e Ligës.