Sulmuesi kolumbian, Jhon Duran, i është bashkuar Fenerbahçes në huazim njëvjeçar, vetëm gjashtë muaj pasi kaloi nga Aston Villa tek Al-Nassr në Arabi Saudite për plot 82 milionë euro.
21-vjeçari i shënoi 12 gola në 29 ndeshje për Villan në edicionin e kaluar. Vetëm në shtatë ndeshje në ligën angleze ishte startues.
Pasi iu bashkua klubit arab në janar, Duran i shënoi 12 gola në 18 paraqitje.
Duran i ka tri gola në 17 paraqitje për Komumbinë. Ai ishte transferuar tek Aston Villa në janar të vitit 2023 nga Chicago Fire.
Fenerbahçe përfundoi në vendin e dytë në Turqi. Kjo skuadër drejtohet nga Jose Mourinho.