Përderisa shumica e top-ligave janë vendosur sa u përket kampionëve të rinj, në Premier League gara vazhdon të jetë shumë e fortë.
Megjithatë, me dështimin e Liverpoolit së fundmi, në garën për më të mirin e elitës së futbollit anglez kanë mbetur vetëm Arsenali dhe Manchester City.
Arsenali ka një pikë më shumë, ndërsa deri në fund të kampanjës do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje. Luan kundër Bournemouthit në shtëpi të shtunën, Manchester Unitedit si mysafir dhe kundër Evertonit në shtëpi.
City ka edhe katër ndeshje, si vendës kundër Wolverhamptonit, mysafir te Fulhami dhe Tottenhami, dhe kundër West Hamit në shtëpi.
Nëse i fiton ndeshjet e mbetura, pa i llogaritur rezultatet e Arsenalit, City do ta fitonte titullin e katërt rresht në Premier League.
City është i dyti me 79 pikë dhe një ndeshje më pak se Arsenali të zhvilluar.
Një barazim i Cityt mund të jetë fatal në garën për titull pasi Arsenali ka goldallim më të mirë.
Arsenal – Bournemouth luhet të shtunën nga ora 13:30, dhe i takon xhiros së 36-të.
City po të shtunën luan nga ora 18:30 në shtëpi ndaj Wolvesit.
Liverpooli të dielën nga ora 17:30 do të ballafaqohet në “Anfield” me Tottenhamin.
Arsenali ka 80 pikë në vendin e parë.
Me 35 ndeshje të luajtura e me 75 pikë në total, Liverpooli zë vendin e tretë.
Arsenali, City dhe Liverpooli e kanë siguruar avancimin në Champions për edicionin tjetër.
Për vendin e katërt luftojnë Aston Villa dhe Tottenhami.