Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gallapeni: Humbje që dhemb, por ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë

Dion Gallapeni

Foto: Driton Paçarada

Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, ka thënë se humbja nga Turqia dhemb, por që skuadra do të rikthehet më e fortë në të ardhmen.

Gallapeni u shpreh se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në fund, por pavarësisht zhgënjimit, këto momente do ta bëjnë ekipin më të fortë dhe më të bashkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund. E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku”, ka deklaruar Gallapeni.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar ishte prej më të mirëve në fushë te Kosova pavarësisht disfatës.

Kosova u mposht me rezultat minimal nga Turqia në “Fadil Vokrri” dhe humbi shansin për kualifikim në Botëror.