Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shpërthimi i vitit

Dion Gallapeni

“Llafet” që mund të vendosë për Shqipërinë, e afruan edhe më shumë Dion Gallapenin me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Dhe ai shpërtheu gjatë vitit 2025.

Ishte lojtari që bëri përparimin më të madh nga të gjithë reprezentuesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ende vetëm 21-vjeçar, Gallapeni tashmë shihet i pakonkurrencë në pozitën e mbrojtësit të majtë. Ka treguar stabilitet, ndërsa merr pjesë edhe në lojën në sulm. Debutoi ndaj Islandës më 23 mars, kur fitoi pak minuta. Luajti pak edhe ndaj Armenisë e Komoreve në qershor, ndërsa ndaj Zvicrës më 5 shtator u aktivizua nga fillimi i pjesës së dytë.

Në pesë ndeshjet e tjera kualifikuese ishte titullar i padiskutueshëm, ndërsa shkëlqimi dhe ndikimi i tij ishte gjithnjë e më i madh.

Gallapeni realizoi lëvizje të rëndësishme edhe në nivel klubesh. Në verë nga Prishtina u transferua te skuadra polake, Widzew Lodz. Por me paraqitjet aktuale, Lodzi mund të jetë vetëm stacion i përkohshëm për yllin e ri të Kosovës.