Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray forcon kreun e tabelës

Galatasaray

Pas gabimit të Fenerbahçes, Galatasaray ka forcuar kreun e tabelës edhe më shumë duke e mposhtur të dielën në udhëtim Kayserisporin me rezultatin e thellë 5:1.

Feneri të premten në mbrëmje lëshoi pikë duke barazuar 1:1 me Eyupsporin.

Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Nga fitoren e Galatës nga dy gola i shënuan Victor Osimhen dhe Baris Alper Yilmaz kurse një gol e realizoi Yunus Akgun.

Osimhen e shënoi golin e parë dhe të tretë.

Yilmaz e realizoi golin e dytë dhe të pestë kurse golin e tretë e shënoi Akgun.

Për vendësit Stephane Bahoken e realizoi golin e vetëm.

Edhe Galatasaray shkëputet në krye të kampionatit turk Futboll Galatasaray shkëputet në krye të kampionatit turk

Në krye të tabelës, Galatasaray ka 44 pikë.

Tetë pikë më shumë se Fenerbahçe që është në vendin e dytë.

Kayserispori është në pozitën e 17-të me 15 pikë.