Pos futbollistëve në Rumani po transferohen edhe futbolliste kosovare.
Jehona Shala është prezantuar të premten nga skuadra rumune, FK Csikszereda.
Ky ekip luan në elitën e Rumania.
Shala është transferuar nga Mitrovica, ndërsa më herët ka luajtur edhe te Vllaznia e Shkodrës.
24-vjeçarja ka përvojë edhe në Ligën e Kampionëve.
Csikszereda është e katërta në ligën me tetë ekipe.