Futbollisti Rayan Ghrieb shënoi gol në minutën e 100-të në fitoren 2:0 të Magdeburgut ndaj Herthas në Berlin. Ai vrapoi për të festuar me tifozët, por pas portës në stadiumin në Berlin është një hendek në thellësi prej 2.70 metra. Ghrieb, që ka shtetësi franceze, duket që nuk ishte i vetëdijshëm për këtë. Ai kërceu për të kaluar reklamën, ndërsa ra 2.70 metra poshtë. Por duket që nuk u lëndua.
Kjo ndodhi të dielën në ndeshjen e Bundesliga 2 në Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte shok i madh. Më vjen mirë që asgjë e keqe nuk ndodhi. Ka mundur të jetë shumë keq”, ka thënë Alexander Nollenberger, që realizoi golin e parë për Magdeburgun.
Edhe trajneri Petrit Sander foli për incidentin. Tha që shumica e dinë për hapësirën mes fushës dhe tribunës, por jo edhe Ghrieb. Ai u ndëshkua me karton të verdhë për festën. Dhe kjo e befasoi më shumë se rënia e rrezikshme.
VIDEO